Kryesore Reagon sërish Rama: Respekt për trupat e Policisë, nderuan uniformën e shtetit

Reagon sërish Rama: Respekt për trupat e Policisë, nderuan uniformën e shtetit

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në Twitter, duke shprehur respekt ndaj forcave të rendit që sipas tij me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit.

“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkruan Rama.