Një tjetër mrekulli është regjistruar në Hatay të Turqisë, plot 60 orë pas tërmetit shkatërrimtar që u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa janë plagosur qindra-mijëra të tjerë.
Bëhet fjalë për një foshnje vetëm 20-ditëshe, që u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.
Por, ajo çfarë e bën më të ndjeshme situatën është fakti se, teksa e nxorën nga rrënojat të gjallë, ekipet e shpëtimit i gjetën në duar foshnjës së quajtur Kerem Ağırtaş flokë të nënës së tij.
Por, përtej dramës që përcjell në vetvete kjo ngjarje, ajo është një shpresë më shumë në punën e ekipeve të shpëtimit për gjetjen e personave të tjerë të gjallë.