Kjo foto është imazhi i fundit nga jeta e “trurit” të grabitjeve spektakolare të blindave me para, Admir Murataj.
Vizion Plus, ka publikuar këtë foto ku Murataj shihet brenda oborrit të vilës së tij luksoze në Pezë.
Murataj shihet i veshur me një palë tuta të zeza, atlete sportive, kapuç gri dhe xhup të zi.
Murataj është me qenin e tij, ndërkohë që parkuar në oborr qëndron edhe një makinë tip “Benz”.
Admir Murataj, ngeli i vrarë në grabitjen spektakolare të 9 prillit 2019, ku u morën mbi 6.7 milionë euro.
Raportimi për vrasjen e tij, është se ai ngeli i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Murataj, bashkë me një grup të tjerë, 6 prej të cilëve janë arrestuar, kishin organizuar një sërë grabitjesh.