Policia po punon për identifikimin e një prej autorëve të grabitjes që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Viktima nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete dhe kjo e ka bërë të vështirë punën e hetuesve për të zbuluar emrin e tij. Policia është duke marrë shenjat e gishtave të personit që u gjet i vdekur, për të verifikuar nëse ka apo jo precedentë penalë.
Viktima u gjet pranë lumit në urën e Brarit, i veshur me rroba të zeza, me pranga dhe antiplumb.