Kjo fotografi është postuar pak më parë në profilin zyrtar të Sali Berishës në Facebook.
Ai ka komentuar foton me diçiturën: “Në Çadrën e Lirisë, prej ku valët e ngrohta të shpresës po vërshojnë në mbarë Shqipërinë! Sb”.
Berisha nxjerr veten në plan të parë ndërsa Basha duket i sfumuar shumë larg tij, thuajse inegzistent, ndërkohë që turma e ekzaltuar ndjek ish-kryeministrin.
Siç duket dhe në foto roli i Sali Berishës është i padiskutueshëm.
Atë parti vijon ta drejtojë sërish ai, dhe protesta është organizim personal i tij, ku nuk mungojnë dhe familjarë të tij në rolin e koordinatorit.