Ditën e sotme është zhvilluar protesta e dytë e opozitës së bashkuar për këtë vit.
Një pjesë e mirë e deputetëve të saj kanë deklaruar se do të “djegin” mandatin e fituar ne zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Disa prej tyre kanë firmosur edhe një letër ku thuhet kjo gjë.
Sot paradite, gjatë tubimit të mbajtur përball Parlamentit, disa ish-deputet kanë marrë fjalën përpara protestuesve.
Të gjithë kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama!
Fotografi Agim Rama sjell disa foto portret të Grida Dumës, Edi Palokës, Albana Vokshit dhe Dashamir Shehit.
Mos vallë humbja e mandatit i ka lënë me gojë hapur edhe vetë këta apo gjithçka është çështje pasioni kur flet përball turmës!? e.r