Bota Francë/ Bie numri i viktimave nga COVID-19

Francë/ Bie numri i viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave nga COVID-19 në spitalet franceze ra sot në 198, sipas shifrave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Shifrat konfirmojnë se epidemia po lehtësohet, megjithëse kërkohet të tregohet kujdes, pasi shifrat e fundjavës shpesh nënvlerësohen.

Në total Franca ka regjistruar 22 614 viktima, 14 050 në spitale dhe 8 564 në shtëpi të moshuarish dhe institucione të ngjashme.

Numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv pësoi rënie në 4 725, 145 më pak se të premten.