Ministri i Shëndetësisë së Francës Olivier Veran i bëri një apel publikut që të dorëzojnë maskat mbrojtëse dhe t’ua japin punonjësve të shëndetësisë në spitalet e vendit të cilët po përballen me gjithnjë e më shumë raste personash të infektuar.
Gjatë një deklarate për shtyp, Veran tha se nuk ishte e nevojshme mbajtja e maskës për të bërë blerje duke theksuar se mënyra kryesore e transmetimit të virusit është përmes duarve.
“Dorëzojuani punonjësve të shëndetësisë”, deklaroi ai sot.
Vende nga e gjithë bota po hasin vështirësi në trajtimin e krizës më të madhe shëndetësore publike që nga pandemia e gripit spanjoll në 1918, ndërsa ka mungesa të pajisjeve mbrojtëse dhe furnizimeve mjekësore.
Shumë mjekë në Francë kanë kritikuar mungesën e tyre teksa vendi lufton koronavirus dhe ka hyrë në një karantinë të paprecedentë të martën.
Por, Veran thotë se Franca kishte porositur disa miliona maska dhe se sistemi shëndetësor nuk do të mbetet pa to.