Në Francë, më shumë se një milion euro janë dhuruar për policët plagosur në përleshjet me aktivistët e “jelekverdhëve”, ndërkohë që dhe këta të fundit janë përfshirë në një fushatë të ngjashme, për t’i ardhur në ndihmë ish-boksierit Christophe Dettinger, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit për dhunën ndaj trupave të xhandarmërisë.
Por faqja e internetit për fushatën në mbledhjen e fondeve për këtë të fundit, është pezulluar.
Pas kësaj nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të gjithë oficerët e policisë të plagosur që nga fillimi i protestës në mes të nëntorit.
Ndërkohë, Franca e sidomos Parisi, janë në ankthin e radhës pas një proteste e re është planifikuar për të shtunën.