Bota Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës

Kina publikon një foto 360 gradë të anës së fshehtë të Hënës

Anija kozmike kineze dërgoi nga sipërfaqja e fshehur e Hënës një foto panoramike impresionuese të vendit të saj të mbërritjes, duke treguar një peizazh gri dhe të mbushur me kratere.

Misioni “Chang’e-4” arriti më 3 janar zbritjen e parë historike në Hënë mbi këtë pjesë të hemisferës së satelitit që i kthen gjithë kohën kurrizin Tokës. Kjo është një fazë thelbësore e programit ambicioz hapësinor kinez.

Një robot i vogël me rrota i telekomanduar, “Yutu-2” (Lewuri i Zhades 2) doli nga anija kozmike dhe lëvizi mbi sipërfaqen e Hënës për të kryer analiza.

Ndërsa aparati fotografik që ndodhej mbi sondën “Chang’e-4” bëri një klishe që u publikua sot nga Agjencia Hapësinore Kineze CNSA.

Imazhi panoramik 360 gradë tregon një sipërfaqe hënore gri, një pjesë të sondës dhe robotin e vogël bashkë me shenjat e lëna nga rrotat e tij.