Një polic francez ka qëlluar aksidentalisht me snajper dy persona, duke i lënë të plagosur, gjatë kohës që Presidenti Francois Hollande mbante një fjalim.
Hollande ishte duke përuruar një segment të ri të hekurudhës në qytetin e Villognon, në Francën perëndimore, kur u dëgjuan të shtënat.
Një kamerier dhe një punonjës tjetër që po kujdeseshin për eventin janë plagosur njëri në kyçin e këmbës dhe tjetri në këmbë, raportojnë mediat lokale. Ngjarja është klasifikuar si aksidentale, pasi bëhet me dije se arma ishte shkrepur pa dashje.