Një shtetas francez, me inicialet R. Ch., 70 vjeç, është ndaluar nga Policia e Sarandës pas është kapur me një shumë prej 106,890 euro dhe 102 dollarë, të padeklaruara dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal.
Policia bën të ditur se ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.
Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.