Kuriozitete Frenimi i ndryshimeve klimatike, të përdorim mish laboratori

Frenimi i ndryshimeve klimatike, të përdorim mish laboratori

Europianët konsumojnë mish në nivele të papërballueshme, ndaj duhet të inkurajohen nga politikbërësit e BE-së të kthejnë sytë nga mishi i bërë në laborator, me qëllim që të luftohen ndryshimet klimatike.

Ky është paralajmërimi më i fundit i shkencëtarëve të Institutit me seli në Londër, “Chatham House”.

Ata i kanë kërkuar BE-së të inkurajojë prodhimin e mishit të krijuar nga qeliza kafshësh, për të plotësuar kërkesën e vazhdueshme pa dëmtuar ambientin.

Blloku duhet të vendosë sesi alternativat e mishit mund të rregullohen dhe nëse fondet publike mund të investohen në këtë fushë.

Më ke shtetas europian dhe amerikan mesatar duhet të reduktojnë konsumin e mishit të kuq me 90 për qind, ndërsa në shkallë globale, njerëzit duhet të konsumojnë 75 për qind më pak mish të kuq, në mënyrë që të arrihen objektivat për klimën.

Sidoqoftë, edhe vet shkencëtarët e pranojnë se ka ende shumë punë për të bërë, derisa mishi i laboratorëve të bëhet i disponueshëm për një treg masiv. Procesi teknologjik për prodhimin e një bifteku “in vitro”, për shembull, do të ishte tejet kompleks. Madje, bërja e tij ekonomikisht të disponueshëm është një sfidë edhe më e madhe.