Tre persona të armatosur kanë grabitur 50 pako me letër higjienike në Hong Kong të hënën, pasi në qytet njerëzit janë dyndur nëpër dyqane nga frika se nuk do të kenë më mundësi të dalin nga shtëpitë për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Policia e Hong Kongut ka arrestuar dy prej tyre, ndërsa një i tretë është në kërkim. Tre personat e armatosur u afruan në hyrje të një supermarketi të hënën në mëngjes, ndërsa një furnitor po fuste mallin brenda dyqanit dhe grabitën mallin. Disa orë më vonë, Policia gjeti pakot e vjedhura pranë një hoteli të vogël mundi të kapte dy prej grabitësve.
Frika nga përhapja e virusit është rritur ndjeshëm që kur qeveria e Hong Kongut deklaroi se do të mbyllte disa prej rrugëkalimeve me Kinën, ku mbi 71 mijë persona janë infektuar. Duke menduar se furnizimet nga Kina do të ndërpriten njerëzit kanë zbrazur dyqanet duke blerë ushqime dhe mallra të tjerë.