Aktualitet FRONTEX merr nën kontroll kufijtë shqiptarë!

FRONTEX merr nën kontroll kufijtë shqiptarë!

Kufijtë e vendit tonë do të ruhen tanimë zyrtarisht nga FRONTEX, duke e bërë kështu Shqipërinë e vendin e parë jo anëtar të BE-së ku do të vendosen rojet europiane.Marrëveshja për bashkëpunimin kufitar mes Rojes Europian Bregdetare dhe Shqipërisë hyri në fuqi më një maj. Kjo është marrëveshja e parë mbi bashkëpunimin operacional që do të nënshkruhet me një vend fqinj jo-BE dhe gjithashtu marrëveshja e parë e tillë me një vend të Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja do të lejojë Agjencinë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Europiane të kryejë operacione të përbashkëta dhe të vendosë ekipet në kufijtë e përbashkët të Shqipërisë dhe BE-së për të ndihmuar në ndalimit e emigracionit të parregullt, veçanërisht në rast fluksesh emigrantësh dhe krimit ndërkufitar.

Ekipet e para të Kufirit dhe Rojeve Bregdetare pritet të vendosen në kufirin shqiptaro-grek në fund të majit. Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme tha se: “Marrëveshja me Shqipërinë, e para e këtij lloji me një vend të tretë, është një bashkëpunimin i rëndësishëm për menaxhimin e kufijve. Tani do të jemi në gjendje t’i përgjigjem më mirë sfidave të emigracionit. Shpresoj që kjo marrëveshje të hapë rrugën për një bashkëpunim më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka treguar përkushtim të madh kur bie fjala për bashkëpunimin për emigracionin dhe menaxhimin e kufijve”.

SONY DSC

Marrëveshje të ngjashme po finalizohen me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjën dhe dhe Malit të Zi. Më parë këtë vit, Parlamenti Evropian dhe Këshilli ranë dakord të përforcojnë mandatin e Agjencisë Kufitare dhe Rojet Bregdetare Evropiane, duke përfshirë bashkëpunimin me vendet partnere përtej lagjes së afërt të BE.

Sipas marrëveshjes, FRONTEX do të ngrejë një strukturë të posaçme në Shqipëri me qëllim luftën kundër emigracionit të paligjshëm drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Në bazë të marrëveshjes së firmosur mes qeverisë shqiptare dhe FRONTEX parashikon që pjesëtarë të kësaj agjencie të kontrollojnë kufirin shqiptar me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm që kryesisht vijnë nga vendet e Azisë, Siria, Afganistani apo nga shtetet që kanë qenë në konflikte.

Anëtarët e ekipit të përbashkët kanë të drejtën për të kryer operacione që kanë për qëllim parandalimin e trafikut të paligjshëm të emigrantëve, madje duke pasur dhe të drejtën t’i kthejnë të paligjshmit drejt vendeve të origjinës.

Sipas neneve të marrëveshjes, një Plan Operacional që ka miratimin nga Shteti Anëtar apo Shtetet Anëtare në kufi me zonat operacionale, duhet të arrihet në dakordësi ndërmjet Agjencisë dhe Republikës së Shqipërisë, për çdo operacion të përbashkët ose për çdo ndërhyrje të shpejtë kufitare.

“Plani duhet të përcaktoje hollësisht aspektet organizative dhe procedurale të operacionit të përbashkët ose ndërhyrjes së shpejte kufitare, duke përfshirë një përshkrim dhe vlerësim të situatës, qëllimin dhe objektivat operacionale, konceptin operacional, llojin e pajisjeve teknike që do të dislokohen, planin e zbatimit, bashkëpunimin me vendet e tjera të treta, Agjencitë dhe organet e tjera te Bashkimit Europian ose organizatat ndërkombëtare, dispozitat në lidhje me të drejtat themelore, duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale, koordinimin, komandën, kontrollin, strukturën e komunikimit dhe raportimit, masat organizative dhe logjistikën, vlerësimin dhe aspektet financiare të operacionit të përbashkët ose ndërhyrjes së shpejtë kufitare”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.
Vlerësimi i operacionit të përbashkët ose i ndërhyrjes së shpejtë kufitare kryhet bashkërisht nga Republika e Shqipërisë dhe Agjencia.

Anëtarët e grupit të FRONTEX do të qëndrojnë në Shqipëri, dhe si pas marrëveshjes ata duhet të mbajnë uniformën e tyre gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre. Gjithashtu, anëtarët e ekipit do të mbajnë identifikim personal të dukshëm dhe një shirit krahu ngjyre blu me shenjat dalluese të Bashkimit Evropian dhe të Agjencisë, duke mbajtur edhe një dokument identifikimi.

Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e ekipit mund të mbajnë armë shërbimi, municione dhe pajisje të autorizuara sipas ligjit kombëtar të Shtetit Anëtar të origjinës. Republika e Shqipërisë, para dislokimit të anëtarëve te ekipit, duhet të informojë Agjencinë për armët e lejuara të shërbimit, municionin dhe pajisjet, si dhe për kuadrin përkatës ligjore dhe kushtet e përdorimit të tyre.