Politika Rama i tregon burgun opozitës: Mos bllokoni rrugët!

Rama i tregon burgun opozitës: Mos bllokoni rrugët!

Mazhoranca kërkon t’i ndalojë opozitës protestat e organizuara me bllokime rrugësh. Qeveria ka propozuar ndryshime të kodit penal, përmes së cilave Kryeministri Edi Rama tha se paralizimi i qarkullimit rrugor do të kriminalizohet dhe konsiderohet vepër penale.

Janë rreth 10 sfera të ndryshme ku do të ndërhyhet për ashpërsim të dënimeve. Kryesocialisti i tregoi burgun edhe atyre që cenojnë sigurinë ushqimore.

Dënimet do të prekin edhe dhunën në fushën e gjelbër, shkeljen e së drejtës së autorit, për lojërat e fatit të jashtëligjshme, etj. Por që ato të formalizohen, socialistëve do t’i duhen edhe minimalisht 5 vota nga opozitarët e rinj për të kaluar me 3/5 ndryshimet në kodin penal.