“Droga ishte e imja dhe e kisha blerë për përdorim personal. Gruaja ime nuk ka lidhje fare me këtë gjë”.
Kështu ka deklaruar shqiptari 34-vjeçar me iniciale A.V përpara gjykatës pasi u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij, J.V. 28 vjeçe.
Çifti u vu në pranga pas një hetimi nga policia në Macerata mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë të premten u paraqitën para gjykatës për masat e sigurisë.
Përpara trupit gjykues, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i plotë, tha: “Kokaina e gjetur ishte e imja dhe gruaja ime nuk ka lidhje me këtë gjë. Pasi më kapi paniku i fsheha tek reçipetat e saj”.
34-vjeçari në të shkuarën kishte pasur në pronësi një restorant në Sforzacosta.
“Nuk jam shpërndarës. Drogën e kisha blerë pak më parë dhe ishte për përdorim personal”, shtoi ai më tej.
Ndërkohë sipas mediave, çifti u kap pas operacionit të së mërkurës në banesën e tyre në një pallat në Macerata. 34-vjeçari u ndalua në momentin që doli nga pallati. Pas kësaj ai i bërtiti gruas, e cila sipas policisë e fshehu drogën në reçipeta. Pas kontrolleve ata u arrestuan.
Mësohet se 28-vjeçarja është 7-muajshe shtatzënë. Ndërkohë, gjykata la në burg burrin, ndërsa në arrest shtëpie gruan.