Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në Shkodër teksa disa persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një furgon me pasagjerë u përplas me një makinë. Dy shoferët kanë marrë plagë më të rënda.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.