Një nga fustanet ikonikë të Princeshë Dianës ka dalë në ankand.
Bëhet fjalë për fustani që aso kohe u quajt i guximshëm, pasi kishte dekolte të hapur
Fustanin është i dizajnuar nga Victor Edelstein dhe princesha e veshi për herë të parë në 1985-ën, në Shtëpinë e Bardhë, ku kërceu me John Travolta-n.
Fustani blu velvet vazhdon të mbetet i bukur dhe vlera e tij në ankand është rritur.
Në vitin 1997, dy muaj para se të ndërronte jetë, Diana e nxori atë në ankand për 100.000 paund dhe paratë e fituara i çoi për bamirësi.
Një biznesmene nga Florida, e quajtur Maureen Dunkel e bleu fustanin dhe e nxori sërish në ankand në vitin 2011 kur ajo falimentoi.
Megjithatë, fustani nuk u shit deri në mars të 2013-ës, kur një burrë britanik e bleu për 240,000 paund, si një dhuratë për bashkëshorten e tij.
Tani fustani është sërish në ankand dhe vlera fillestare e tij është 350.000 dollarë.