Tashmë do të ketë një ligj për të dënuar burrat që tradhtojnë. Ky ligj shumë i diskutuar dënon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.
Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore.
Projekt-ligji është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha dritën jeshile të mërkurën.
Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”.