Për momentin, Alketa Vejsiu ndodhet në Monaco, afro 40 minuta larg Sanremos, ku po përgatitet “e izoluar” për natën e tretë të festivalit. Ajo tregoi për Anabel.al se organizatorët e Sanremos kanë rregulla strikte përsa i përket daljeve dhe intervistave publike, ndaj po qëndron larg fotove, festave dhe kamerave.
“Do të jem rreth 15 herë në skenë. Do të prezantoj, por autorët më kanë propozuar edhe të këndoj”, u shpreh ajo. Përpos kësaj, ashtu si edhe Rula Jebreal në natën e parë, Alketa Vejsiu do të ketë edhe një monolog të fortë.
Më pyesni çfarë vesha në Sanremo, por mos pyesni gratë ç’veshën kur u përdhunuan
Përsa i përket veshjes, siç është shprehur edhe në një intervistë të mëparshme, Vejsiu do të vishet nga Dolce & Gabbana dhe një brend shqiptar. Ndoshta nisur edhe nga kritikat post-Festivalit të Këngës, në të cilin u prezantua me shumë veshje, për Sanremon Alketa zgjodhi vetëm dy veshje.
“Do të kem dy veshje, ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur Dolce & Gabbana për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të jetë një brand shqiptar, por preferoj ta mbaj surprizë”.
Megjithatë vlen të thuhet se italianët kanë një lidhje shumë të ngushtë me modën. Jo më kot të ftuarat e natës së parë u prezantuan në skenë me tre veshje. “Për momentin po përgatitem për provat. Gjithçka po shkon shumë mirë, i vetmi problem është se unë kam dy fustane, ndërkohë që këtu kërkojnë tre” ,tha ajo me humor.
Ndonëse nëpër portale u përfol se kostumi i mëposhtëm Dolce & Gabbana është veshja e saj, në fakt jo. Për momentin, Vejsiu nuk i ka bërë publike veshjet dhe me siguri që do t’i lërë surprizë për natën e tretë të festivalit.