Aktualitet Gaz lotsjellës ndaj banorëve te Bregu i Lumit, 7 përfundojnë në spital

Gaz lotsjellës ndaj banorëve te Bregu i Lumit, 7 përfundojnë në spital

Inspektorati për Mbrojtjen e Territorit nisi sot shembjen e banesave në zonën e Bregut të Lumit, duke i hapur rrugë projektit të zgjatimin të Bulevardit të ri të Tiranës.

Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë dhe fadromat e IKMT u rikthyen në zonë në orët e para të mëngjesit duke prishur banesat.

Gjatë aksionit pati sërish përplasje mes forcave të policisë e banorëve të zonës, për pasojë 7 persona nga radhët e banorëve kanë mbetur të lënduar e po marrin ndihme mjekësore pranë Qendrës së Traumës, ndërsa policia shoqëroi disa persona.

Pamjet e përplasjes së sotme u shpërndanë nga Partia Demokratike, e cila gjithashtu foli për dhunë ndaj banorëve.