Aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel.
Kohët e fundit ai është vënë në qendër të vëmendjes për angazhimin e tij në politikë dhe jo vetëm, ndaj edhe për shkak të gjithë zhurmës së krijuar në media, Gazi për herë të parë dha përgjigjen e tij në “Ftesë në Pesë”.
“Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të jem pjesë e historisë. Kaq! Pra të ndihmoj në zhvillimin e Tiranës. Se çfarë thonë pastaj, jo është i politizuar apo jo, kjo nuk është e vërtetë. Kush do e beson dhe lë të vijë të ndjekë punën time artistike, të cilën e adhuroj dhe për të cilën paguhem, kujt nuk i pëlqen kjo nuk më plas fare”, theksoi ai.
Së fundmi aktori ka qenë i angazhuar me disa shfaqje teatrale, ku vlen të përmendet komedia “Darka e Lamtumirës” që pas shfaqjeve në Tiranë do të nisë turin edhe nëpër rrethe.