Kuriozitete Zbulohet një kometë aliene 63 vite dritë larg nga Toka

Zbulohet një kometë aliene 63 vite dritë larg nga Toka

Një kometë aliene është zbuluar 63 vite dritë larg nga Toka.

Imazhi i saj u kap nga teleskopi hapësinor ”Tess”, që identifikoi një kometë pranë yllit Beta Pictoris, në konstelacionin e Piktorit”, sipas studiuesve të udhëhequr nga astrofizikani Sebastian Zieba, nga universiteti austriak i Insbrukut.

Zbulimi mund të ndihmojë për të kuptuar rolin e kometave në fazat e hershme të jetës së një sistemi planetar dhe për të hedhur dritë mbi epokën në të cilën sistemi diellor ishte shumë i ri.

”Rezultati vjen pothuajse një vit pas nisjes së teleskopit ‘Tess’, që u lëshua më 18 prill 2018 dhe që premton shumë”, tha një nga autorët e studimit, astrofizikani Grant Kennedy, i Universitetit Britanik të Warwick.