Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Paris-Midi” ka botuar, të enjten e 27 qershorit 1935, në faqen n°5, shkrimin e gazetarit të “Le Petit Journal”, Roger Crouquet, dedikuar Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Mbreti Zog, shpëtimtar i atdheut shqiptar
Ai ka realizuar të gjithë programin e tij në një vend të rigjeneruar që dominon në një anë të Adriatikut, “deti Italian”, shkruan Roger Crouquet (Le Petit Journal):
“Para luftës, Shqipëria, një vend i varfër dhe i paarsimuar, jetonte në një gjendje kolapsi, duke vuajtur gjithashtu në një mjerim të egër. Turqia e Sulltanit kishte lënë shenjën e saj me pushtimin e gjatë dhe qytetërimi nuk kishte depërtuar fare deri në atë kohë në këtë territor të largët, pa lidhje komunikimi me vendet fqinje.
Por një njeri u shfaq, pasardhësi i këtij Skënderbeu, heroit kombëtar, i cili, nga maja e kështjellave shqiptare, mbajti larg për një kohë të gjatë jeniçerët e Kostandinopojës. Ky burrë, i ri, plot idealizëm dhe i vetëdijshëm për realitetet e jetës, duke dashur vendin e tij mbi të gjitha, donte t’i jepte atij lirinë dhe t’i sillte dobitë e qytetërimit. Program i bukur që më në fund do të gjente realizimin e tij.”
* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania