“Është momenti më i vështirë i jetës sime”.
Këto janë fjalët e Georgina Rodriguezit, të fejuarës së Cristiano Ronaldo, pak ditë pas ndarjes nga jeta të babait të saj.
Në këtë intervistë për mediet argjentinase, Georgina shfaqet tejet e hidhëruar, por njëkohësisht mjaft e fortë si një vajzë që duhet të nderojë prindin e saj.
“Ndihem e shkatërruar, por Cristiano po kujdeset shumë për mua dhe po më qëndron pranë në këto momente trishtimi.”
Edhe pse ndoshta nuk ishte momenti i duhur, Georgina u pyet nëse CR7 i kishte propozuar për martesë.
“Akoma jo, por do të më pëlqente shumë.”