Disa ditë më parë, mediat italiane shkruan se Georgina Rodriguez po e vinte në dyshim pjesëmarrjen e saj në “Sanremo”.
U tha se shkak për këtë ishte bërë pagesa, pasi Georgina kërkonte 140 mijë euro ndërsa festivali kishte vendosur t’i paguante moderatorët me 20-25 mijë euro.
Megjithatë, duket se çështja është zgjidhur dhe Georgina ka vendosur të marrë pjesë.
Partnerja e Ronaldo-s është fotografuar gjatë provave me producentin, Amadeus, ndërsa në një intervistë për revistën e njohur italiane ‘Grazia’ ka rrëfyer arsyen që e shtyu të marrë pjesë në festival.
“Nëna ime gjithmonë na vinte të dëgjonim muzikën e Laura Pausini. Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kulturën italiane. Sanremo një hap i rëndësishëm për mua. Unë jam një person i njohur, por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali.
Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur.
Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. Sanremo është shumë i famshëm në Spanjë. Vitin e kaluar më pëlqeu vërtet kënga që fitoi, ‘Soldi’ e Mahmood”, ka treguar Georgina.
Festivali do të mbahet në data 4-8 shkurt, ndërsa Georgina do të jetë e pranishme në natën e tretë të festivalit, së bashku me Alketa Vejsiun dhe personazhe të tjerë të njohur.