Shëndet Gështenjat e pjekura jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme

Gështenjat e pjekura jo vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme

Gështenjat e pjekura përveçse janë shumë të shijshme, janë plot vlera ushqyese duke ofruar shumë lloje përfitimesh për shëndetin.

Janë disa arsye kryesore pse është një ide e mirë të sillni gështenja të pjekura në tryezë për familjen dhe miqtë tuaj.

Janë plot antioksidantë

Nga të gjitha frutat e thata në planet, gështenjat janë të vetmet që përmbajnë vitaminë C. Dhe ato janë plot vitaminë C! Kjo vitaminë është e nevojshme për lëkurë të shëndetshme, dhëmbë dhe kocka të forta. Gjithashtu forcon sistemin tuaj imituar. Gjatë muajve të ftohtë, imuniteti i lartë është një gjë e mirë. Për shkak se vitamina C ka veti antioksiduese, gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes duke eliminuar radikalet e lira në trup.

Ato ofrojnë nivele të qëndrueshme të energjisë

Gështenjat janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse që do të thotë se treten ngadalë. Karbohidratet komplekse nuk janë si ato të thjeshtat të cilat rrisin sheqerin në gjak, por ju sigurojnë ngopje për një kohë të gjatë.

Ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Fibrat dietike janë të rëndësishme në mbajtjen në kontroll të kolesterolit të keq. Rastësisht dhe për fat të mirë, gështenjat përmbajnë karbohidratet e një lloji të padëmshëm. Gështenjat gjithashtu përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në uljen e LDL (kolesteroli i keq) dhe rrisin HDL ose (kolesterolin e mirë).

Gështenjat sigurojnë folate për riparimin e qelizave

Acidi folik ose folatet janë një nga vitaminat e shumta të grupit B. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm, shumë jetik për shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. Një nga detyrat e tyre themelor është të sigurojnë riparimin e qelizave, sintezën e ADN-së, formimin e përbërësve të gjakut dhe metabolizimin e aminoacideve. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë gështenja, pasi folatet që përmbajnë ato janë shumë të dobishme për fetusin në rritje. Folatet gjithashtu ndihmojnë në kurimin e depresionit dhe largojnë plakjen e trurit.