Duhej të kishte qëndruar vetëm 20 vjet, por Kulla Eiffel vazhdon të jetë në qendër të Parisit prej 130 vitesh.
Një prej monumenteve më të admiruara në botë me 7 milionë vizitorë në vit, feston më shumë se një shekull ekzistencë turistët të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar panoramën mbi Paris, vijnë nga e gjithë bota.
Të gjithë janë dakord për bukurinë e monumentit të ndërtuar në rrugën e Champs de Mars në 31 Mars 1889 me rastin e ekspozitës universale të Parisit në të njëjtin vit.
Turistët shprehen se kulla është një ikonë pasi kur mendohet për Parisin mendohet dhe për kullën e Eiffel, e cila në ndërtimin e saj ka diçka që e bën unike.
Por kulla Eiffel nuk i pëlqente të gjithë intelektualëve të asaj kohe: nga Verlaine tek Dumas e Maupassant nuk numërohen firmat në dokumentin ku i kërkohej autoriteteve të Parisit që të ndalonin ndërtimin e kullës.
Por tashmë pas 130 vitesh askush nuk lejon prekjen e saj.