Policia ka zbuluar shuma të tjera parash të grabitura në Aeroportin e Rinasit, më 9 Prill të këtij viti. Mësohet se bëhet fjalë për 5 mijë euro të gjetura në shtëpinë e të arrestuarit Elton Pikli, i dyshuar si autor i grabitjes.
Një pjesë tjetër është gjetur në banesën e babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen. Sipas të njëjtave burime, paratë e gjetura janë konfirmuar se i përkasin një banke të nivelit të dytë.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për kryerjen e analizës së ADN-së për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, pasi ky i fundit kishte refuzuar të bashkëpunonte.
Në grabitjen e Rinasit u arrit të merreshin rreth 6 milionë euro ndërsa gjatë përplasjes me armë me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj. Të arrestuar për këtë grabitje janë 6 persona.