Politika Meta dekreton ambasadorin e ri shqiptar në Turqi

Meta dekreton ambasadorin e ri shqiptar në Turqi

Kastriot Robo, ambasadori i ri i Shqipërisë në Turqi

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka dekretuar emërimin e ambasadorit të ri, i cili do të jetë Kastriot Robo.

Këto dy vendime të Presidentit janë marrë pas propozimit nga Kryeministri Rama.

Po ashtu, Robo do të jetë ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Republikën e Gjeorgjisë, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.