Një trup i pajetë është gjetur pranë Lungomares në bregdetin e Vlorës sot pasdite.
Fillimisht kanë qenë pushuesit ata që kanë pikasur se një njeri pluskonte në ujë, ndërsa kanë njoftuar policinë.
Uniformat mbërritën ne vendngjarje dhe konstatuan se trupi i pajetë i përkiste një mashkulli rreth 60 vjeç.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Paraprakisht, dyshohet se burri është mbytur në det.