Zjarrfikëse, oficerë policie, dhe stafi i klinikës veterinare, bashkuan forcat për të shpëtuar një ketër të kuq, koka e të cilit kishte ngecur në vrimën e një pusete. Ndodhi kjo në Dortmund të Gjermanisë.
Zjarrfikësit njoftuan se u përgjigjën ë një telefonatë mbi kafshën në rrezik, në një rrugë pranë një parku në qendër të qytetit, njoftoi AP.
Kur mbërritën, ata panë kokën e ketrit që rrinte e ngrirë në kapakun e pusetës.
Përpjekjet e para për të shpëtuar kafshën ishin të pasuksesshme, kështu që kapaku i tërë u hoq dhe u dërgua në një klinikë veterinare aty pranë.
Veterinerët përdorën anestezi për të mpirë ketrin dhe më pas mundën ta lirojnë atë.
Po kontributi i policisë cili ishte? Ata ruajtën gropën e hapur pas heqjes së pusetës, derisa ajo të rivendosej.