Kryesore Gjesti fisnik i dy shqiptarëve myslimanë me kishën e San Rocco-s mahnit...

Gjesti fisnik i dy shqiptarëve myslimanë me kishën e San Rocco-s mahnit italianët

Ata nuk janë të krishterë, por kur panë kishën e San Rocco-s, në Popoli, kthyer në atë gjendje të mjerueshme, nuk bënë dot sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

“Merremi ne me të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Një gjest i madh i shkëlqyer vëllazërie dhe solidariteti ai që u bë nga dy muratorë me origjinë nga Shqipëria, por që kanë jetuar në Pratola Peligna për shumë vite.

Që prej mëngjesit të së premtes, Luan Hallulli dhe Arbert Muça iu futën punës për rikonstruktimin falas të brendësisë së kishës së San Rocco-s.

Kjo histori e bukur e solidaritetit dhe afërsisë së kombit që i afroi ata, raportohet sot nga e përditshmja Il Centro, në një artikull me autor Claudio Lattanzio.

Prej kohësh muret e vendit të shenjtë janë dëmtuar nga pakujdesia dhe lagështia: suvaja që bie vazhdimisht në dysheme me besimtarët të detyruar të luten midis pluhurit dhe rrënojave.

Dhe një ditë, Luani dhe Alberti, të cilët kanë punuar në zonë javën e kaluar kanë përfituar nga pushimi i drekës dhe kanë hyrë në kishë, duke u habitur nga gjendja e mjerueshme në të cilën ajo ndodhej.

“Ishte shkatërruar gjithçka, thotë Luani, “plot vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep. Unë i thashë Albertit: ne duhet të bëjmë diçka dhe shkuam te furnitorët tanë për të blerë produktet që përdorim për ambientet e brendshme. Kur zonja që kujdeset për kishën erdhi, ishte shumë e lumtur dhe na tha: ‘Zoti ju bekoftë askush nuk kishte bërë kurrë diçka të tillë për kishën’.

Të dy, Luani dhe Alberti nuk e fshehin besimin e tyre, ata janë myslimanë.

“Sidoqoftë ne jemi fëmijë të Zotit”, pohon Alberti me bindje, “nuk ka asnjë lidhje me të qenit katolikë, ortodoksë ose myslimanë, ne besojmë vetëm te Zoti dhe është ai që na udhëzon në atë që bëjmë”.

Natyrisht kujdestarja e kishës së San Rokos, Liliana Cavalieri, u mahnit shumë nga gjesti i dy muratorëve shqiptarë: “Dora e Zotit ka vepruar ndoshta mbi këta njerëz të mirë, të cilët komuniteti ynë fetar nuk do të pushojë kurrë së falënderuari”, tha gruaja me mirënjohje.

“Feja ekziston brenda secilit prej nesh”, përfundon Luani, “ne kemi jetuar në Itali për mbi 30 vjet dhe jemi mirëpritur si vëllezër. Këtu na u dha mundësia të punojmë dhe të jemi në gjendje të kujdesemi për familjet dhe fëmijët tanë. Dhe kur mundemi të kontribuojmë dhe t’i japim pak lumturi këtij komunitet e bëjmë nën emrin e Zotit, ashtu siç na kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit tanë”.

Burimi: https://www.reteabruzzo.com/2019/09/29/due-albanesi-di-pratola-ristrutturano-gratis-una-chiesa-di-popoli/