Sport Klopp refuzon rinovimin, synon stolin e kombëtares gjermane

Klopp refuzon rinovimin, synon stolin e kombëtares gjermane

Te Liverpool po binden dita-ditës së Jurgen Klopp nuk do të rinovojë kontratën aktuale. Kontratë e cila skadon në verën e vitit 2022.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, trajneri 52-vjeçar e ka marrë një vendim. Klopp pritet të drejtojë kombëtaren gjermane pasi të jetë larguar nga Liverpool.

Gjithsesi, te Liverpool kanë ende edhe 3 vite kohë për t’i mbushur mendjen trajnerit të rinovojë kontratën. Ndërkohë që, drejtuesit e “reds” kanë gati një vit që i kanë propozuar marrëveshjen e re.

Klopp ka deklaruar se ka ende kohë për të diskutuar për rinovimin, madje u shpreh se mund të marrë edhe një vit pushim. Gjithsesi, zërat se ai do të jetë pasuesi i Joachim Low te Gjermania janë shtuar.