Pak pas orës 20:00 të së premtes në një godinë trekatëshe, që ndodhet në lagjen Granicë e Sipërme, në qytetin e Gjirokastrës ka ndodhur një shpërthim me tritol.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të banesë dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në vendngjarje.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në garazhdin e vilës dhe në disa prej pallateve përreth.