Sport Gjithçka e lehtë për Realin dhe City-n në Champions

Gjithçka e lehtë për Realin dhe City-n në Champions

Reali i Madridit ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atalanta-s me rezultatin 3-1, pasi kishte fituar në Itali në ndeshjen e parë 0-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e vetëm nga Benzema, ndërsa në të dytën, Ramos realizoi duke kthyer në gol një 11-metërsh. Atalanta reagoi vonë, vetëm në minutën e 83-të, me anë të Muriel. Asensio e vulosi këtë sfidë në 3-1 në minutat e fundit.

Ndërkohë, Manchester City-Monchengladbach u mbyll 2-0, me gola të realizuar nga De Bruyne dhe Gundogan. Edhe ndeshja e parë e këtij takimi ishte mbyllur 2-0 për skuadrën e Pep Guardiola-s.

Me këto rezultate, Real Madrid dhe Manchester City vijojnë garën për trofen duke kaluar në çerekfinale të Champions.