Gjykata e Tiranës ka liruar 7 nga protestuesit e arrestuar të opozitës. Burimet bëjnë me dije se gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për 7 të arrestuarit.
Kështu gjykata liroi:
Olsi Kasemi
Luis Buzheri
Mariglen Meçja
Gjok Drezhaj
Aleksandër Prenga
Agim Sallaku
Shefqet Sefaj
Ata u arrestuan dy ditë më parë pas përfundimit të protestës së opozitës për kundërshtim të punonjësit të policisë. Por gjykata shqyrtoi provat dhe rezultoi se ata kishin shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.