Extra Dhjetra postime të Mark Zuckeberg “zhduken” nga Facebook

Dhjetra postime të Mark Zuckeberg “zhduken” nga Facebook

Shumë postime të vjetra të CEO-s dhe bashkëthemeluesit të Facebook “u zhdukën” nga interneti dhe askush nuk e di arsyen.

Një gabim në shpërndarje, apo diçka tjetër nuk është bërë ende me dije, por postimet e shumta të Mark Zuckerberg janë fshirë nga platforma e Facebook,- thanë disa përfaqësues të rrjetit social.

Business Insider shkruan se postimet e fshira i përkasin periudhës 2007-2008, pasi postimet e fundit janë fshirë komplet, por askush s’mund ta dijë ende me siguri nëse janë krijuar “boshllëqe” diku tjetër.

“Vite më parë, disa nga postimet e Mark Zuckerberg u fshinë dhe puna për t’i rikthyer ato ishte shumë e vështirë, pasi kishte disa dëmtime teknike në rrjet. U kërkua të bëhej diçka për t’a rregulluar defektin, por nuk pati rezultat”,- tha zëdhënësi i Facebook në një deklaratë, sipas Business Insider.