OSHEE njoftoi se si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, nënstacioni i Kasharit është përmbytur, dhe për të shmangur shkatërrimin e gjithë nënstacionit, OSHEE vendosi t’a stakojë atë.
Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë:
Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.