Incidenti në sfidën mes Veleçikut dhe Shënkollit i ka kushtuar shtrenjtë portierit Rinev Danaj. Ky i fundit është dënuar me përjashtim të përhershëm nga çdo aktivitet futbollistik pasi goditi me grusht gjyqtarin e katërt, Besnard Kaimi në sfidën e zhvilluar në Pukë.
Gardiani i Shënkollit gjeti momentin kur arbitri po dilte nga stadiumi dhe e goditi atë me grusht duke shprehur pakënaqësi në lidhje me qëndrimin e tij gjatë sfidës së vlefshme për Kategorinë e Parë.
Dënim i ashpër edhe për zyrtarin e Shënkollit, Armando Loka, i cili është pezulluar me 18 ndeshje nga çdo aktivitet futbollistik për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes.