Sport Rikthimi i mundshëm tek Interi? Jose Mourinho: Dua të punoj në një...

Rikthimi i mundshëm tek Interi? Jose Mourinho: Dua të punoj në një klub që më mbështet

I shkarkuar nga Manchester United, tashmë Jose Mourinho punon si analist në studiot e televizionit, aty ku ka mundësin të japë çdo herë deklarata me interes të opinionit sportiv.

Trajneri portugez e ka bërë të qartë se nuk do të shkojë tek një klub që ka konflikte të brendshme dhe që nuk ka ambicie për nivele të larta, por aty ku ai punon duhet të mbështeten idetë e tij, ashtu siç bënin te Interi.

“Nuk dua një konflikt të brendshëm. Dua unitet të brendshëm. Dhe pastaj konflikti juaj është të dielën në fushë kur luani kundër dikujt që dëshiron të vjedhë tre pikat tuaja. Ky është momenti i konfliktit”, theksoi Mourinho.

“Special One” vijoi më tej: “Unë përqendrohem në këto dy fjalë, ‘strukturë’ dhe ‘ndjeshmëri’. Dua të punoj me ndjeshmëri strukturore. Dua të punoj në një klub që kupton se ka një strukturë dhe ka unitet në të menduar.”

“Unë nuk dua të jem në një kontradiktë të përhershme mes asaj që unë mendoj dhe mendimit të të tjerëve. Ishte ajo që kisha te Inter. Ka klube si ata. Normalisht, kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e një klubi të suksesshëm”, zbuloi 56-vjeçari.