Mediat amerikane dhe ato britanike kanë publikuar disa foto së fundmi që i kanë dhënë një goditje të rëndë demokratëve në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Në foto duket djali i kandidatit Joe Biden, Hunter, i shtrirë në krevat në gjendje të droguar dhe në gojë mban një llullë që përdoret për djegien e kokainës.
Këto imazhe dhe shumë informacione të tjera kanë rënë në dorën e avokatit të presidentit Trump, Rudy Giuliani dhe mendohet të kenë dalë pikërisht nga laptopi i Hunter Biden.
Sipas mediave mes dokumenteve që kanë dalë nga ky kompjuter ka dhe nga ato që lidhen me biznesin e Hunter në Ukrainë, për të cilin është sulmuar shpesh herë nga presidenti Trump se ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu flitet dhe për një video 12-minutëshe ku shfaqet Hunter duke konsumuar kokainë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me një grua të paidentifikuar.
Nuk është sekret që 50-vjeçari Hunter ka probleme të mëdha personale madje dhe presidenti Trump e ka përmendur shpesh herë gjatë fushatës së tij elektorale.
I martuar dy herë dhe me 5 fëmijë, një prej të cilëve e ka me një striptiste, Hunter ka një histori të gjatë abuzimi me drogën dhe alkoolin. Ai madje u përjashtua dhe nga ushtria pasi nuk kaloi një test droge.
Edhe Joe Biden e ka pranuar këtë gjë duke thënë “Djali im ashtu si shumë të tjerë ka pasur një problem me drogën, të cilin e ka tejkaluar tashmë”.