Sport Pioli: Derbi do të jetë një provim, luajmë për fitore. Ibra është...

Pioli: Derbi do të jetë një provim, luajmë për fitore. Ibra është ok

Pasi mbylli sezonin e kaluar në mënyrë perfekte, Milani nisi të riun me tre fitore në po kaq ndeshje, ndërsa nesër e pret testi i parë i vështirë, derbi ndaj Interit. Trajneri Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se kuqezinjtë do të provojnë të ruajnë momentin e mirë.

Një ndeshje e rëndësishme, apo një test identiteti për Milanin?

Ne kemi identitetin tonë dhe filozofinë tonë të lojës, por në futboll testet nuk mbarojnë asnjëherë. E dimë që na pret një sfidë e vështirë dhe jemi munduar të përgatitemi si duhet në atë pak kohë që kishim në dispozicion. Them se jemi gati.

Si do të jetë derbi pa tifozë në stadium?

Fatkeqësisht mungesa e tifozëve është e rëndësishme, por ndeshja do të jetë e ndjerë gjithsesi nga të dy tifozeritë. Ne dhe Interi do të provojmë me të gjitha mënyrat për ta fituar këtë sfidë, pasi e ndjejmë si ndeshje dhe jemi gatitë bëjmë maksimumin.

Pas një viti, keni filluar të prekni rezultatet e punës tuaj me Milanin?

Rrugëtimi ynë është i gjatë dhe për kohët që ekzistojnë në futboll, mund të themi se jemi në fillime, megjithatë kemi një marzh shumë të lartë rritjeje që duhet ta shfrytëzojmë me kalimin e kohës. Nesër duhet të përballojmë me entuziazëm e dëshirë një përballje si derbi ndaj Interit, njërës prej skuadrave më në formë.

Fitorja e një derbi pas kaq shumë vitesh do të ishte hapi i duhur për të provuar ringritjen?

Të fitosh një ndeshje ndaj një kundërshtari të fortë si Interi, të jep entuziazëm dhe besim për të ardhmen. Megjithatë ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një për t’u rritur dhe përmirësuar vazhdimisht.

Si është gjendja e Ibrës? Keni pasur frikë mos nuk do rikuperohej për derbin?

Kam pasur një problem, por për fat ia doli dhe tani është aty me ne, plot buzëqeshje e dëshirë për të bërë mirë. Është stërvitur vetëm një javë dhe nuk e di sa minuta mund të ketë në këmbë.

Kur do të kthehet Rebiç?

Në derbi nuk do të jetë me siguri. Më pas javën e ardhshme do të kryejë një tjetër kontroll për të parë se kur mund të kthehet.

Duke parë gjendjen aktuale të Interit, ju krijohet më shumë shpresë apo shqetësim?

Kemi punuar më shumë mbi lojën tonë dhe filozofinë tonë. Megjithatë duke studiuar Interin, kemi vënë re që edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta, që duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum.

Çfarë sfide prisni nesër?

Duhet të gjejmë kohën e duhur për të sulmuar dhe organizuar manovrën tonë. Megjithatë pres një ndeshje spektakolare, pasi nuk do të shkojmë me idenë për të pritur, por për të sulmuar dhe fituar.

E prisnit këtë paraqitje të Kjaer?

E pata uruar dhe shpresuar. Është një profesionist i vërtetë dhe po jep maksimumin si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Është një pikë shumë e fortë e këtij Milani.

Çfarë ka ndryshuar nga Milani i derbit të kaluar?

Kemi fituar më shumë eksperiencë dhe jemi rritur, Tani jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë dhe kemi një identitet më të qartë. Kemi një skuadër të ndërtuar për të garuar denjësisht në Itali dhe Europë.