Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.
Sipas gjykatës, në “Audin” që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u gjet fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.
Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun agroushqimor në Elbasan.
Prova e gjetur në automjetin “Audi”, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela.