Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndeshjen e dytë eliminatore përballë Moldavisë, me gola të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.
Por goli, i parë duket se ka lënë mbresa dhe tek vetë UEFA e cila e ka futur atë mes 4 më të mirëve të mbrëmjes dhe ka kërkuar dhe votën e publikut për të vlerësuar atë që iu pëlqen më shumë.
Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.
Golat e tjerë që mund të votohen nga fansat e futbollit janë ai i Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës.
Who gets your vote? ⚽️ 🥇#UNLGOTR | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2023