Aktualitet Grabiti me dhunë xhiron e furrës, arrestohet 35-vjeçarit. Kapet dhe “makthi” i...

Grabiti me dhunë xhiron e furrës, arrestohet 35-vjeçarit. Kapet dhe “makthi” i marketeve

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi vodhi me dhunë xhiron ditore të një biznesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, mundën ta identifikonin dhe ndalonin 35-vjeçarin pas marrjes së informacionit se një rast grabitjeje kishte ndodhur në një furrë buke, në lagjen nr. 2 të qytetit.

Gjithashtu policia bën me dije se ka mundur të zbardh 4 raste të tjera të vjedhjeve në markete të ndryshme, në qarkun e Durrësit. Në lidhje me këto vjedhje është arrestuar në flagrancë autori 30-vjeçar.

“Si rezultat i punës hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, u zbardhën 4 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market, shishe me pije alkoolike.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se 30-vjeçari është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera, të të njëjtit artikull, në markete të ndryshme, në qytetin e Durrësit, të ndodhura më 5, 7 dhe 12 janar 2023”, thuhet në njoftimin e policisë.