Policia dhe RENEA po zhvillojnë një aksion në fshatin Dritas për kapjen e grabitësve të eurove në Rinas ditën e djeshme.
Fshati Dritas ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët.
Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur.
Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen.
Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.