Aktualitet Pamjet e reja, si hynë grabitësit në pistën e Rinasit për 60...

Pamjet e reja, si hynë grabitësit në pistën e Rinasit për 60 sekonda

Janë publikuar pamje të reja të grabitjes brenda aeroportit të Rinasit të rreth 8 milionë eurove.

Pamjet janë publikuar nga “News24” ku duket mjeti i përdorur nga grabitësit që futet brenda pistës së aeroportit.

Njëri nga grabitësit duket teksa këput çelësin e portës së jashtme dhe më pas furgoni futet brenda për të kryer grabitjen.

Siç duket edhe në fotot e mësipërme, autorët e maskuar kanë prerë të pashqetësuar nga askush, hekurat e portës, për të cilat burimet thanë se iu dashur rreth 60 sekonda kohë e më pas, me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’ kanë hyrë brenda në pistë.

Në foto duket një prej tyre të presë hekurat e portës, ndërsa të tjerët nuk kanë zbritur nga furgoni.

Pas grabitjes autorët kanë dalë përmes portës nga ana e kundërt e aeroportit, ku sërish kanë prerë hekurat e derës. Në dalje, nga furgoni kanë zbritur tre prej grabitësve për të prerë hekurat, ndërsa njëri prej tyre ruan i armatosur me kallashnikov, siç duket në fotot më poshtë.