Një 40-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia gjatë aksionit të koduar “Magnum 2”.
I arrestuari G.Balla është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, thotë policia. Aksioni për kapjen e tij u organizua pasi qarkullonte i armatosur.
Uniformat blu kishin ngritur pika kontrolli grackë, dhe në momentin që ndërhynë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari braktisi makinën dhe tentoi të largohej me vrap duke hedhur armën e zjarrit në tokë.
Por ai u arrestua në flagrancë dhe u sekuestrua pistoleta me 13 fishekë. 40-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë. G.Balla ka qenë i dënuar me 15 vite burg për vrasje me dashje në vitin 1997. /tvklan.al